Zhurma Press E Diel · 23 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 20:45 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Politikë SHQ

Pse Lamallari e quan arkivolin e protestës të neveritshëm?

Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari: pamjet e arkivolit janë të neveritshme

Redaksia ZHURMA 07:50 Përditësuar 18:18 1 min lexim
Pse Lamallari e quan arkivolin e protestës të neveritshëm?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar në LinkedIn pas pamjeve me arkivolin e shfaqur në protestën e sotme në bulevard. Ai i cilëson këto pamje si të neveritshme.

Në reagimin e tij, Lamallari shkruan: “Pamjet e arkivolit që shëtiste sot në bulevard janë të neveritshme. As si pankartë e as si dekor proteste apo për humor të zi nuk mund të përdoret kurrsesi. Për më tepër në sy të fëmijëve. Sjellje totalisht ataviste dhe e huaj qoftë për Shqipërinë e djeshme, aq me pak atë sot dhe kurrsesi e pranueshme për atë ku duam dhe do të shkojmë.”

“Të tentosh të ndezësh qytetarët me simbolet e vdekjes është mjerim i madh politik e shpirtëror. Të përdorësh simbolet e vdekjes për këdoqoftë nuk është më protestë, por një përpjekje e ulët për të krijuar ndasi dhe helmuar shoqërinë me gjuhën e urrejtjes”, vijon ai.

“Shqipëtarët nuk ua kanë borxh ritualet mortore në sheshe. Nuk është kjo kultura jonë, as tradita e të parëve tanë dhe as Shqipëria që duam t’u lemë fëmijëve”, përfundon ministri.

Burim: Gazeta Tema

— Redaksia ZHURMA

Komentet