Kush janë 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së?

Pse futen për herë të parë Alimehmeti, Qosja dhe Grimçi, ndërsa Paloka dhe Ndoja mbeten jashtë?

Kush janë 20 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së?
Foto: Wikimedia Commons

TIRANË — Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur 20 anëtarët e rinj të Kryesisë, pas numërimit të votave që u mbyll në orët e para të mëngjesit.

Për herë të parë në Kryesi hyjnë Ilir Alimehmeti, i konsideruar si kandidati më potencial për bashkinë e Tiranës, Fisnik Qosja, kryetar i bashkisë së Kavajës, dhe Gjin Gjoni. Nga lista e burrave, nuk arritën të futen në 8-tëshin më të votuar Arjan Ndoja, Alfred Lela dhe Edi Paloka.

Risi të tjera janë Eda Grimçi dhe Andia Ulliri, e cila pati një rezultat të mirë në zgjedhjet e 11 majit 2025, por nuk fitoi mandat deputeti. Gjithashtu, përfshirë është edhe Glauk Olldashi, djali i të ndjerit Sokol Olldashi. 60% e anëtarëve të rinj janë gra, vajza dhe të rinj nën 35 vjeç, ndërsa 14 nga 20 janë për herë të parë në Kryesi.

Ina Zhupa dhe Eno Bozdo nuk mbeten jashtë, pasi hyjnë si kryetare dhe nënkryetare komionesh. Zhupa do të drejtojë Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, ndërsa Bozdo do të jetë nënkryetare e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat. Kryetare e Këshillit Kombëtar u zgjodh Juliana Emiri. Përzgjedhja e sekretariatit dhe nënkryetarëve do të përcaktojë pjesën tjetër të kryesisë.

Burim: Shqiptarja
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse deputeti i PS-së u detyrua të kthehej nga qendra tregtare?
  2. Pse Shqipëria po bëhet destinacioni numër një për turistët amerikanë?
  3. Sa do të jetë bonusi i ri mujor për pensionistët në Shqipëri?
  4. Çfarë masash ka marrë Ministria e Turizmit për sezonin e ri turistik?

Vazhdo leximin