Kurti: Të dhënat për viktimat e luftës publikohen në janar 2027
Kryeministri Albin Kurti njoftoi se përditësimi i databazës për viktimat e luftës do të publikohet në fund të janarit 2027.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Institutin për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, u takua me drejtorin ekzekutiv Atdhe Hetemi për të pranuar raportin vjetor të punës. Gjatë këtij takimi, Kurti tha se databaza e viktimave plotësohet çdo ditë me dëshmi të reja, ndërsa rezultatet e radhës do të bëhen publike në fund të janarit të vitit 2027.
Sipas shefit të ekzekutivit, në fund të korrikut u publikua lista preliminare e viktimave të vrarë të luftës për periudhën 1998–2000, e cila numëron 13 mijë e 195 persona të verifikuar. Ky është viti i tretë i themelimit të këtij institucioni, ndërsa drejtori Hetemi i ka dorëzuar raportin njëvjeçar për herë të tretë. Kurti theksoi se institucioni po bashkëpunon ngushtë me institucionet, komunat e Kosovës, organizata të ndryshme dhe qytetarët, ndërkohë që janë realizuar mbi 127 intervista me të mbijetuarit nga rreth 1 mijë të planifikuara në kuadër të projektit «Kujtesa e Masakrave».