Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Kurti takon Sela për projektet rrugore Prizren‑Tetovë dhe Bllacë‑Shkup

Biseda u përqendrua edhe te konstituimi i legjislaturës së njëmbëdhjetë dhe formimi i Qeverisë së re.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Projekte infrastrukturore, me theks rrugët Prizren-Tetovë dhe Bllacë-Shkup, ishte tema kryesore e takimit mes kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, me kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare dhe deputet i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zijadin Sela.

Kurti takon Sela për projektet rrugore Prizren‑Tetovë dhe Bllacë‑Shkup
Foto: Albin Kurti 2025 / Wikimedia Commons

Takimi u zhvillua të hënën në Prishtinë, sipas njoftimit të Kryeministrisë, në të cilin bëhet fjalë edhe për zhvillimet politike në të dyja vendet. Në pjesën që i përket Kosovës, zyra e Kurtit njofton: biseda u përqendrua në përgatitjet për konstituimin e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit, formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit ose presidentes.

Burim: Gazeta Blic
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme