Kurti: Në rajon jemi të parët ose të dytët për luftën kundër krimit
Kryeministri ka ndarë detaje nga intervista në Radio France Internationale, duke e cilësuar Kosovën si rrëfim suksesi të dyfishtë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndarë pjesë nga intervista e dhënë për Radio France Internationale lidhur me zhvillimet në vend, të cilën e ka cilësuar si rrëfim suksesi të dyfishtë, duke përmendur ndihmën ndërkombëtare të dhënë para 27 vjetësh gjatë çlirimit dhe ecurinë e përbashkët të demokracisë me zhvillimin.
Sipas kryeministrit, vendi ynë renditet ndër të parët ose të dytët në Ballkanin Perëndimor për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, sundimin e ligjit dhe transparencën institucionale, ndërkohë që është shënuar edhe rritje e vazhdueshme ekonomike prej mbi 4% të Bruto Produktit Vendor.