Emanuela Rusta ndan drejtësinë në ndeshjen Juventus-Lyon
UEFA i beson gjyqtares shqiptare drejtimin e supersfidës së Champions League për femra.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta është caktuar nga UEFA si gjyqtare kryesore për sfidën e madhe mes Juventusit dhe Lyonit, e cila takon për javën e katërt të fazës së ligës në Champions League për femra. Ndeshja mes italianeve dhe skuadrës franceze, e cila mbështetet mbi një histori me tetë trofe të fituar në këtë kompeticion europian, do të luhet të mërkurën në orën 21:00 në Biella të Italisë.
Në këtë duel të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, 32-vjeçarja do të shoqërohet në fushë edhe nga përfaqësues të tjerë të gjykimit shqiptar, ku Jena Mala do të shërbejë si asistente e parë, ndërsa Nicoleta Ramona Bria do të jetë asistentja tjetër. Ndërkohë, në dhomën e sistemit VAR do të veprojë Kreshnik Barjamaj.