Benita Zena i kundërpërgjigjet Elijonës për deklaratat e bëra
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova ka reaguar ndaj komenteve të Elijonës gjatë një paraqitje televizive.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Benita Zena, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra më parë nga Elijona. Gjatë një paraqitjeje në emisionin «Big Cast», ajo ka folur lidhur me komentet ku ishte lënë të kuptohej se dikush ka bërë famë përmes dhëmbëve, pa u përmendur emra konkretë gjatë natës së parë të edicionit të pestë të këtij formati televiziv.
Duke iu përgjigjur kësaj çështjeje, Benita Zena ka dhënë qëndrimin e saj rreth mënyrave se si personat e njohur tërheqin vëmendjen e publikut. «Dikush dhezë me dhëmbë, dikush dhezë me vallëzime në club, kështu që se di ka qenë mendimi i saj, unë prap jam krenare që kam dhezë edhe me dhëmbë, ma mirë me dhëmbë, se me vallëzime në club, kështu që so ka ka ta dhez», u shpreh ajo.
Ndryshe, Elijona kishte qenë e ftuar më herët në spektakël, ku kishte qëndruar për një kohë të shkurtër në shtëpi së bashku me banoret e tjera që u bënë pjesë e formatit para datës zyrtare të nisjes.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 4 zhvillime
- 13 tetor Benita Zena reagohen ndaj videosë virale të dasmës së Aurorës
- 13 tetor Benita Zena Flet
- 7 nëntor Benita Zena publikon mesazhet e Jonës dhe i del në mbështetje pas përplasjes
- 10 nëntor Benita Zena i kundërpërgjigjet Elijonës për deklaratat e bëra · ky artikull