Vazhdo leximin
e enjte, 15 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Tensione para Ministrisë së Arsimit: Gaz lotsjellës dhe ujë

Forcat e policisë kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë studentët dhe gjimnazistët që protestojnë para Ministrisë së Arsimit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Situata para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është përshkallëzuar, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë për shpërndarjen e studentëve dhe gjimnazistëve që protestojnë. Përballë protestuesve u vendos edhe Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Tensione para Ministrisë së Arsimit: Gaz lotsjellës dhe ujë
Video · YouTube ↗

Për të shpërndarë turmën, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion, pasi protestuesit kanë hedhur gurë dhe sende të forta në drejtim të godinës së ministrisë. Ndërhyrja ka sjellë largimin e një pjese të protestuesve nga zona përpara institucionit, të cilët janë drejtuar më pas drejt qendrës. Protestat e të rinjve, që përfshijnë thirrje kundër qeverisë dhe për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, vijojnë në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 25 kamera →