Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kurti kërkon mbështetje për NATO-n nga senatorët amerikanë

Kryeministri Albin Kurti është takuar me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Kryeministri Albin Kurti është takuar me senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, ku ka kërkuar përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për shndërrimin e bazës ushtarake amerikane Bondsteel-it në bazë të përhershme, sipas njoftimit të Zyrës së tij.

Kurti kërkon mbështetje për NATO-n nga senatorët amerikanë
Video · YouTube ↗

Ndërkohë, presidentja e vendit, Justina Shiroka-Pula, ka kërkuar nga po të njëjtët senatorë amerikanë ndihmë në rifillimin e dialogut strategjik me SHBA-në. SHBA-ja e kishte pezulluar këtë dialog më 12 shtator të 2025-tes, ndërsa Ambasada amerikane në Prishtinë kishte deklaruar se shkaktari i pezullimit lidhej me shqetësimet rreth veprimeve të Qeverisë në detyrë aso kohe, veçanërisht deklaratat dhe sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, Gurakuç Kuçi, u shpreh: «Në momentet ku ndodhet Kosova, ku shpejtë pritet të përmbyllë përfundimisht formimin e ushtrisë së Kosovës, atëherë ky hap strategjik dhe koordinim me SHBA që përfshinë fushën e sigurisë, kibernetike, e emergjencave dhe të tjera, përbën një hap aekuar që i mundëson Kosovës të përmbyll suksesshëm». Ish-ambasadori Sylë Ukshini shtoi se rëndësia e rifillimit lidhet edhe me Gjykatën Speciale, duke thënë: «Një organizatë e specializuar që do te identifikonte shkeljet e Gjykatës, nuk mjafton të thuhet politikisht që gjykata ka bë dënime të ashpra, dhe ato t’i dorëzohen state departament, kongresit amerikan…».

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 25 kamera →