Identifikohet i dyshuari i arrestuar në Fushë-Kosovë pas kërcënimeve
Publikohet identiteti i personit të arrestuar nga Njësitë Speciale në lagjen 28 Nëntori.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
I dyshuari i arrestuar gjatë operacionit të Njësive Speciale në lagjen 28 Nëntori në Fushë-Kosovë është identifikuar si Dalibor Spasic, pasi kishte kërcënuar banorët se «do t’i hidhte në erë».
Aksioni policor u zhvillua në afërsi të Qendrës së Mjekësisë Familjare, ku në vendin e ngjarjes u angazhuan forca të shumta të Policisë, si dhe ekipe të zjarrfikësve dhe të emergjencës mjekësore, pasi personi nga komuniteti serb refuzoi të dorëzohej dhe u mbyll në banesë. Deri në publikimin e lajmit, Policia e Kosovës nuk ka dhënë një konfirmim zyrtar lidhur me arrestimin dhe rrethanat e plota të incidentit.