Kurti dhe Sorensen diskutojnë në Paris për dialogun dhe normalizimin
Kryeministri Albin Kurti u takua në Paris me emisarin evropian Peter Sorensen për të biseduar rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
PARIS — Kryeministri Albin Kurti u takua me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në margjinat e Forumit të Paqes në Paris, ku po merr pjesë kreu i ekzekutivit kosovar.
Për takimin njoftoi vetë Sorensen përmes një postimi në rrjetin social X, duke e cilësuar si një shkëmbim të mirë mendimesh pas formimit të institucioneve në Prishtinë. «Tani që institucionet në Prishtinë janë funksionale, diskutuam rrugën përpara në kuadër të Dialogut Beograd–Prishtinë dhe aspekte të ndryshme të procesit të normalizimit, të cilat janë të rëndësishme për qytetarët në terren dhe për rajonin», shkroi ai.