Kurti dhe BE mirëpresin miratimin e ligjit që afron Kosovën te SEPA
Kryeministri Albin Kurti dhe Bashkimi Evropian kanë reaguar pas miratimit të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Terrorizmit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka falënderuar deputetët për votimin në lexim të dytë të ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Terrorizmit. Sipas tij, ky vendim i mundëson vendit të përmbushë kushtin e fundit për t'u integruar në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro, e njohur si SEPA.
Kurti ka theksuar se ky proces do të sjellë transferta bankare me kosto më të ulët dhe do t'u kursejë qytetarëve, bizneseve dhe mërgatës rreth 58 milionë euro në vit nga tarifat e reja. Ndërkohë, Bashkimi Evropian e ka cilësuar këtë miratim si një hap të rëndësishëm dhe si një lëvizje që e çon vendin drejt anëtarësimit në SEPA. Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, ka dhënë gjithashtu reagimin e tij lidhur me këtë zhvillim.