Haxhiu pret Forumin Ekonomik të Grave, flitet për politika legjislative
Kryetarja e Kuvendit ka pritur delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, zhvilloi një takim me një delegacion nga Forumi Ekonomik i Grave. Gjatë këtij takimi, palët shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit mes institucioneve për të avancuar politikat legjislative që synojnë fuqizimin ekonomik të grave nga perspektiva e barazisë gjinore.
Haxhiu u shpreh se ekspertiza dhe përvoja e këtij forumi mund të ndihmojnë punën e Kuvendit, veçanërisht përmes trajnimeve për deputetët dhe kontributit në komisionet parlamentare, ndërsa e uroi Forumin për dhjetëvjetorin e themelimit duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në tema me interes të përbashkët.