Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Logos-A sjell veprën Formimi i Diskurseve Globale Islame

Shtëpia botuese Logos-A ka publikuar veprën e përgatitur nga Masooda Bano dhe Keiko Sakurai.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Logos-A ka nxjerrë në dritën e botimit veprën me titull „Formimi i Diskurseve Globale Islame: Roli i universiteteve të El-Ez’herit, Medinës dhe Mustafasë“. Libri është përgatitur nga Masooda Bano dhe Keiko Sakurai, ndërsa është përkthyer nga gjuha angleze nga Arjol Gjuni.

Logos-A sjell veprën Formimi i Diskurseve Globale Islame

Ky botim ofron një analizë të thellë krahasuese mbi rolin e tre institucioneve të arsimit islam në botë, duke përfshirë Universitetin e El-Ez’herit në Kajro, Universitetin Islamik të Medinës në Medine dhe Universitetin Ndërkombëtar El-Mustafa në Kom. Sipas autorëve, këto universitete, përveç arsimimit të studentëve nga mbarë bota, synojnë edhe ushtrimin e legjitimitetit global dhe ndërveprimin me agjendat specifike.

Libri mund t'u shërbejë studiuesve të religjionit, shkencave sociale, orientalistikës, teologëve dhe masës së gjerë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ferizaj 24 kamera →