Ku do të performojë për herë të parë DAX J në Kosovë?
Festivali Open Air Euphoria në Nerodime të Ferizajt do të zgjasë 15 orë muzikë, me artistë nga Berlini, Parisi, Greqia dhe Zvicra.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
FERIZAJ — Festivali Open Air Euphoria në Nerodime të Ferizajt sjell emrin e njohur të skenës ndërkombëtare techno, DAX J, për herë të parë në Kosovë. Festivali do të zgjasë 15 orë, nga ora 17:00 deri në 08:00 të mëngjesit, me muzikë në natyrë mes maleve.
Përveç DAX J, publiku do të shijojë performancat e FUTURE.666, UBERKIKZ nga Berlini, KUSS nga Parisi, PARAPHER nga Greqia, LAUTERKRACH nga Zvicra, si dhe ALISA, SKIMA, 14x14 dhe DINA B2B EGORIUS. Heineken bëhet sponsor i maratonës muzikore, duke vazhduar mbështetjen e saj për festivalet më të mëdha të muzikës.
Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA
Lexo edhe
Më shumë →
Edita i kapet Valdetit
· 1 min
Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


