Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kryesia e Kuvendit cakton mbledhjen e radhës për të hënën

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën në ora 11:00 për të shqyrtuar pikat e rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të hënën, në ora 11:00, për të shqyrtuar çështjet që lidhen me punën e Kuvendit dhe seancën plenare të radhës.

Kryesia e Kuvendit cakton mbledhjen e radhës për të hënën
Foto: sinjali.com

Në rend dite pritet të jetë formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për katër anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, ku përfshihen dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet joshumicë. Po ashtu, në shqyrtim do të vijë edhe votimi i propozimit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Seanca e ardhshme plenare pritet të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 24 kamera →