Tensioni përfshin Dibrën ndërsa protestat përhapen në qytete
Të rinjtë në Dibër i bashkohen lëvizjes mbarëkombëtare, ndërsa shënohet goditja e një furgoni policie dhe shoqërime me forcë në Peshkopi.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Protestat e shtrira në qytete të ndryshme të Shqipërisë kanë mbërritur edhe në Dibër, ku të rinjtë kanë dalë në rrugë për t'iu bashkuar lëvizjes. Marshimi në qytetin e Peshkopisë ka nisur nga pedonalja dhe ka vijuar drejt bashkisë.
Gjatë zhvillimeve të protestës është goditur furgoni i Policisë, ndërsa autoritetet kanë kryer shoqërime me forcë të disa të rinjve. Në pamjet e publikuara, efektivët dëgjohen duke ofenduar të rinjtë gjatë procesit të shoqërimit, ndërkohë që mbetet për t'u parë se si do të vijojë situata në Peshkopi.