Tradita shqiptare shfaqet në dokumentarin e ri zviceran SRF
Një producente kosovare sjell bashkimin e iso-polifonisë shqiptare me alpenhornin zviceran në ekranin publik të Zvicrës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Televizioni publik i Zvicrës, SRF, transmeton një dokumentar të ri, me kontributin e një producenteje kosovare, i cili promovon kulturën dhe trashëgiminë shqiptare. Dokumentari ndjek muzikanten e njohur zvicerane Lisa Stoll gjatë udhëtimit të saj në Shqipëri.
Gjatë këtij rrugëtimi, muzika tradicionale e dy vendeve ndërthuret përmes takimit të alpenhornit, instrumentit tradicional zviceran, me iso-polifoninë shqiptare, një traditë shekullore. Ky dokumentar është pjesë e serisë “Stubete around the World”.