Zhurma Press E Hënë · 07 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 03:43 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
03:40 Gjykatë egjiptiane dënon 12 persona me vdekje për trafik droge03:36 Seanca konstituive vazhdon të mërkurën, pavullnet votat për presidentin03:31 Bedri Hamza vallëzon me çiftin e sapomartuar në dasmën e bijës Doruntina03:14 Rey Manaj shënon gol dhe asiston në fitoren e Sivassporit kundër Antalyasporit03:04 Juventusi mbaj Zhegrova në listën e Serie A, sakrifikon Milik02:59 Tim Judah paralajmëron: Franca mund të pengojë anëtarësimin e Ballkanit në BE02:48 LSH mohon pjesëmarrje në qeveri pas deklaratave të Kasamit02:38 Motra e Laurent Krasniqit falënderon për mbështetjen pas vdekjes së tij02:34 FC Kosova Düsseldorf fitoi dhe u bashkua me “Kosova po pret”02:29 Zjarri i Lirisë ndizet në Gllogjan, Dukagjini transmeton mbështetje për çlirimtarët në …
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Sport KOS

Pse kritikohet Qeveria Kurti për transmetimin e Botërorit?

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ironizoni situatën duke thënë se disa qytetarë kanë nisur të kërkojnë mënyra alternative për të ndjekur garën sportive

Redaksia ZHURMA 09:37 Përditësuar 17:09 1 min lexim
Pse kritikohet Qeveria Kurti për transmetimin e Botërorit?
FOTO · Ilustrim · 20240107 Night view of Hongkou Football Stadium (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, kritikoi asprisht Qeverinë Kurti lidhur me mënyrën e transmetimit të Kampionatit Botëror të futbollit, duke pretenduar se qytetarët po përballen me pagesa të dyfishta për të ndjekur ndeshjet, transmeton Gazeta Metro. Në një intervistë në emisionin “Codex” në ATV, Gjini tha se financimi publik për transmetuesin shtetëror dhe kërkesa për pagesa shtesë për shikimin e Botërorit paraqesin një situatë të pazakontë. “Kurrë në jetë nuk ka ndodh që buxhetin e transmetuesit publik me e pagu na, me dhjeta miliona euro, në të njëjtën kohë kur të vjen kampionati i futbollit me t`i lyp paret edhe një herë për me pa botërorin. Kurrë nuk ka ndodhur në histori të Kosovës kështu. Kjo po ndodh prej një qeveri qe i thotë vetes e majtë”, deklaroi Gjini. Ai ka ironizuar gjithashtu situatën, duke thënë se disa qytetarë kanë nisur të kërkojnë mënyra alternative për të ndjekur garën sportive, madje duke u përballur edhe me përmbajtje në gjuhë të huaja. “Ja ka nis njerëzit me mesu arabisht, me falni në shprehje që po them kështu. Nuk është keq me e mesu edhe një gjuhë të huajë, por puna është se me të vërtetë është brutalitet”, tha ai.

Burim: Gazeta Metro — Redaksia ZHURMA

Komentet