Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Krist Martiro ndan përvojën nga ZAMNA Madrid dhe flet për festivalet e së ardhmes

Moderatori dhe deejay Krist Martiro ka ndarë përvojën e tij nga festivali ZAMNA Madrid, duke sjellë reflektime mbi festivalet e së ardhmes.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Krist Martiro ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram përvojën nga festivali ZAMNA Madrid, ku muzika elektronike ishte në qendër të mbrëmjes. Në një reel të ndarë online, ai rrëfeu për atmosferën, muzikën dhe pjesëmarrjen në këtë event.

Krist Martiro ndan përvojën nga ZAMNA Madrid dhe flet për festivalet e së ardhmes
Foto: dukagjini.com

Krahas emocioneve të mbrëmjes, Kristi u ndal te mënyra e organizimit të këtyre aktiviteteve, duke reflektuar mbi një festival të përgjegjshëm. Ai përmendi qasjen ambientale në reduktimin e plastikës, përdorimin efikas të energjisë dhe transportin e qëndrueshëm, si dhe impaktin ambiental që aktivitetet lënë pas përfundimit.

Gjithashtu, ai e lidhi bisedën me konceptin pa tym, si pjesë e bashkëpunimit IQOS x ZAMNA, duke theksuar se një kulturë e tillë mund të ndikojë në një ambient më të pastër dhe me më pak mbetje në tokë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme