Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Ku do të votojë diaspora me kutitë postare të KQZ-së?

Votimi me postë nga jashtë Kosovës do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor, me adresa pothuajse të njëjta si në zgjedhjet e kaluara.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar adresat e kutive postare për votimin me postë të diasporës, proces që do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor. Alban Krasniqi, anëtar i KQZ-së dhe kryesues i Këshillit për Operacione Zgjedhore, tha se adresat mbesin pothuajse të njëjta me ato të zgjedhjeve të kaluara, me ndryshime vetëm në dy vende.

Ku do të votojë diaspora me kutitë postare të KQZ-së?
Foto: Element5 Digital / Pexels

Kutitë postare do të jenë funksionale në 22 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër. Funksionale do të jetë edhe kutia postare e përhershme e KQZ-së në Kosovë.

Në të njëjtën mbledhje, KQZ-ja miratoi edhe Planin operacional të sigurisë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026, si dhe dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit dhe broshurës.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme