Zhurma Press E Mërkurë · 07 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 22:05 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
21:59 Ronaldo për Messin: Tregim që do të zgjasë gjithmonë21:53 Ministria e Kulturës vlerëson mbrëmjen e KultPlus me Ermonela Jahon21:51 Arta Bajrami kërkon urgjencë për projektligjin e autizmit21:35 Pato: Më donte edhe Interi, por Milanin e zgjidha zgjidhja më e mirë21:21 Voziti me 203 kilometra në orë në autostradën Shkup - Shën Nikollë, merren masa ndaj…20:49 Rritet ndjeshëm numri i kërkesave kundër shërbimit ushtarak në Gjermani20:49 Marco Rubio paralajmëron Iranin nga Athina se s’do të ketë armë bërthamore20:48 Shakira dhe Pique përballen në gjykatë për kujdestarinë e djemve20:44 FC Malisheva dërgon ofertë zyrtare për trajnerin Josep Pep Guardiola20:36 SPAK kërkon gjykim për katër të pandehur në çështjen e vrasjes së Renis Dobrës
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Ekonomi SHQ

Kosovë dhe Izmir synojnë bashkëpunim të fuqishëm ekonomik

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka pritur në takim kryetarin e qytetit të Izmirit për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.

Redaksia ZHURMA 13:54 1 min lexim
Kosovë dhe Izmir synojnë bashkëpunim të fuqishëm ekonomik
FOTO · epokaere.com Arkivi ZHURMA

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka pritur në takim kryetarin e qytetit të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, ku është diskutuar për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe këtij metropoli turk me rreth 4.5 milionë banorë.

Gjatë takimit është veçuar interesi i kompanive nga Izmiri për të bashkëpunuar me bizneset kosovare, në fusha si prodhimi, industria e çelikut, tekstili dhe makineritë bujqësore. Në kuadër të këtij bashkëpunimi pritet të organizohet një mision ekonomik i bizneseve nga Izmiri në Kosovë, që do të përfshijë takime B2B, vizita në kompani prodhuese dhe prezantim të mundësive për tregti, investime e partneritete të reja.

Oda Ekonomike e Kosovës ka theksuar përkushtimin e saj në krijimin e urave të reja të bashkëpunimit dhe në promovimin e vendit si destinacion për investime dhe partneritete ndërkombëtare.

Burimet: Epoka e Re (klaster 1 outlets).

Komentet