Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

Shqipëria e para për fondet e BE-së, Kosova dhe Serbia humbin paratë

Nga gjashtë vende aspirante për në BE, vetëm tri kanë arritur të përfitojnë nga Plani i Rritjes, ndërsa Kosova, Serbia dhe Bosnja mbeten pas.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Të gjithë duan integrim, por miliardat e eurove nga Bashkimi Evropian kanë zbuluar një Ballkan Perëndimor që ecën në dy kahe. Nga gjashtë vende aspirante për në BE, vetëm tri kanë arritur të përfitojnë nga Plani i Rritjes bazuar te përmbushja e reformave.

Shqipëria e para për fondet e BE-së, Kosova dhe Serbia humbin paratë
Video · YouTube ↗

Në një artikull nga Euractiv, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut vlerësohen si vendet që falë stabilitetit të politikës së brendshme ia kanë dalë të shfrytëzojnë mekanizmin. Shqipëria mbetet lidere në rajon për këto fonde, ndërsa nga ana tjetër, Kosova, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina janë bllokuar për shkak të krizave politike.

Kriza e brendshme politike dhe mungesa e konsensusit kanë bërë që Prishtina të përfitojë më pak, ndërsa BE-ja ka paralajmëruar se kohëzgjatja e krizës rrezikon të djegë fondet e parashikuara.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Vërmicë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme