Profil: Rrugëtimi i Leonora Morina Bunjakut në jetën publike
Një vështrim mbi përvojën politike dhe institucionale të Leonora Morina Bunjakut ndër vite.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
E angazhuar në politikë që nga viti 2008, Leonora Morina Bunjaku ka ndërtuar një rrugëtim të shtrirë në disa nivele të institucioneve publike. Ajo ka shërbyer fillimisht si këshilltare komunale, për të vazhduar më pas detyrën si zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në nivelin qendror, si dhe nënkryetare e Komunës së Gjilanit në qeverisjen lokale. Angazhimi i saj publik përfshin gjithashtu çështje që lidhen me fuqizimin e gruas, barazinë gjinore, mbështetjen e kategorive të ndjeshme, parandalimin e dhunës në familje, si dhe buxhetimin me pjesëmarrje dhe bashkëpunimin me organizata vendore e ndërkombëtare.