Kosova siguron mbrojtësin suedez Bleon Kurtulus
Mbrojtësi 19-vjeçar nga Malmo i ka dhënë fund angazhimit te grupmoshat e Suedisë për të përfaqësuar Kosovën.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Talenti i shquar në futbollin suedez, Bleon Kurtulus, ka marrë vendim që në vazhdim të përfaqësojë Kosovën, pasi më parë kishte qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të Suedisë. Mbrojtësi i ri aktivizohet aktualisht te skuadra e Malmos në Suedi dhe llogaritet si një ndër lojtarët më premtues të vendit nordik.
Ndërkohë, Kombëtarja e Kosovës po përgatitet për sfidën e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve, e cila do të zhvillohet më 17 nëntor në Dublin kundër Republikës së Irlandës. Përballja e ardhshme ka rëndësi të madhe për ecurinë e ekipit në këtë garë ndërkombëtare.