Zhurma Press E Martë · 06 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 21:16 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
20:49 Kylie Jenner rrëzon reagime pasi qira një sallë kinemaje të tërë20:06 Udhërrëfyesit do të ndihmojnë vendeve të zgjerimit në BE20:02 Universiteti Fordham në Nju Jork pret Samitin e parë të studentëve shqiptarë19:44 Haziri: Protestat vazhdojnë derisa Kurti të votojë ligjin për UÇK-në19:30 Gjyqtarët kosovarë në Ligën e Kombeve18:55 Kjo Corvette ZR1X pritet të shitet për një shumë marramendëse18:42 Hamza: Vendi po shkon në zgjedhje për shkak të VV'së18:35 Ndarja e re territoriale, Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i…17:45 Hamza ia kthen Kurtit me kundërofertë: Sjelli 29 deputetë në sallë, qysh t'dojnë le të…17:42 Kremlini paralajmëron përshkallëzim për bazën bërthamore në Lituani
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Sport KOS

Kosova mposhtet thellë në ndeshjen e parë të Lojërave Mesdhetare

Volejbollistët e Kosovës humbën 3:0 ndaj Greqisë në debutimin e tyre në Lojërat Mesdhetare.

Redaksia ZHURMA 14:54 Përditësuar 17:24 1 min lexim
Kosova mposhtet thellë në ndeshjen e parë të Lojërave Mesdhetare
FOTO · epokaere.com Arkivi ZHURMA

Volejbollistët e Kosovës janë paraqitur në ndeshjen e parë të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”. Hapja zyrtare e Lojërave Mesdhetare bëhet të premten mbrëma, por garat e volejbollit kanë nisur të enjten. Kosova e luajti ndeshjen e parë në ngjarjen shumësportëshe, duke u përballur me Greqinë, të enjten në mesditë, ndërsa u mposht thellë, 3:0 në sete.

Seti i parë përfundoi 25:13 për Greqinë. 13 pikë volejbollistët e Kosovës i mblodhën edhe në setin e dytë. Ndërkohë seti i tretë përfundoi me rezultat 25:15 në të mirë të Greqisë.

Kosovën në Lojëra Mesdhetare e përfaqësojnë plot 163 sportistë. Për herë të parë Kosova garon edhe në sporte ekipore, përkatësisht në volejboll, futboll, hendboll dhe basketboll 3×3. Kosova për herë të parë paraqitet në Lojëra Mesdhetare, ndërsa KOK-u vendosi për numër më të madh sportistësh për shkak se edicioni i ardhshëm i Lojërave Mesdhetare mbahet në Prishtinë në vitin 2030.

Me gjithë humbjen e rëndë, Federata e Volejbollit e Kosovës ka shkruar për moment historik. “Pavarësisht rezultatit, kjo ndeshje shënon një moment historik për volejbollin kosovar, pasi përfaqësuesja e meshkujve debutoi për herë të parë në Lojërat Mesdhetare”, ka shkruar FVK-ja.

Burimet: Epoka e Re; Koha.net ; KultPlus; Lajmi.net; Bota Sot (klaster 5 outlets).

Komentet