Zhurma Press E Martë · 06 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 20:21 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
20:06 Udhërrëfyesit do të ndihmojnë vendeve të zgjerimit në BE20:02 Universiteti Fordham në Nju Jork pret Samitin e parë të studentëve shqiptarë19:44 Haziri: Protestat vazhdojnë derisa Kurti të votojë ligjin për UÇK-në19:30 Gjyqtarët kosovarë në Ligën e Kombeve18:55 Kjo Corvette ZR1X pritet të shitet për një shumë marramendëse18:42 Hamza: Vendi po shkon në zgjedhje për shkak të VV'së18:35 Ndarja e re territoriale, Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i…17:45 Hamza ia kthen Kurtit me kundërofertë: Sjelli 29 deputetë në sallë, qysh t'dojnë le të…17:42 Kremlini paralajmëron përshkallëzim për bazën bërthamore në Lituani17:26 Xhuli Nura zbulon katër raunde të IVF-it për të arritur mëmësinë
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Sport BOTA

Diego Moreira transferohet te Milani nga Strasbourg

Reprezentuesi i Belgjikës, Diego Moreira, është zyrtarisht lojtar i Milanit pasi ka kompletuar transferimin nga Strasbourg.

Redaksia ZHURMA 15:34 1 min lexim
Diego Moreira transferohet te Milani nga Strasbourg
FOTO · Foto: Bota Sot / botasot.info Arkivi ZHURMA

Reprezentuesi i Belgjikës, Diego Moreira, është zyrtarisht lojtar i Milanit, pasi ka kompletuar transferimin nga Strasbourg. Sulmuesi anësor 22-vjeçar ka nënshkruar kontratë me “Rossonerët” deri në vitin 2031, ndërsa kostoja totale e marrëveshjes raportohet të jetë rreth 65 milionë euro, përfshirë bonuset.

Postimi · X ↗

Operacioni është negociuar nga agjenti portugez Jorge Mendes. Sipas “Sky Sport Italia”, Milani do t’i paguajë Strasbourgut 45 milionë euro si shumë bazë, ndërsa shifra totale mund të rritet deri në 65 milionë euro në varësi të bonuseve. Moreira ishte në negociata të avancuara edhe me RB Leipzig, por Milani arriti marrëveshjen për transferimin e tij. Te skuadra e re, ai do të bartë fanellën me numrin 22.

Burimet: Bota Sot; Zëri; Albeu; Telegrafi; KultPlus (klaster 6 outlets).

Komentet