Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Konflikt me armë zjarri në Shkodër, vritet 24-vjeçari dhe plagosen dy të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkodrën, ku një konflikt mes tre personave ka lënë të vdekur një 24-vjeçar dhe ka plagosur dy të tjerë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

SHKODËR — Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Andri Vulaj dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasit Qamil Luli dhe djalin e tij, Ylber Luli. Ndërkohë, babë e bir dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Andri Vulaj. Si pasojë e plagëve të marra, 24-vjeçari Ylber Luli ka ndërruar jetë në spital.

Konflikt me armë zjarri në Shkodër, vritet 24-vjeçari dhe plagosen dy të tjerë
Foto: zhurnal.mk

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit Andri Vulaj, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë që dyshohet se është përdorur në ngjarje. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme