Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë
Komandanti i KFOR-it priti në Prishtinë gjeneralin e Letonisë, ku u diskutua për bashkëpunimin dhe sigurinë në vend.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, gjeneralmajor Roberto Vergori, zhvilloi një takim me gjeneral brigade Gunārs Kauliņš nga Forcat e Armatosura Kombëtare të Letonisë. Takimi u mbajt në kampin “Film City” në Prishtinë, ku u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Aleancës dhe partnerëve të saj, si dhe për angazhimin e përbashkët në realizimin e misionit të KFOR-it.
KFOR-i ka riafirmuar përkushtimin për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, duke theksuar se do të vazhdojë ta përmbushë këtë përgjegjësi në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.