Kolona dhe pritje deri në 90 minuta në pikat kufitare të vendit
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar raporton kolona veturash dhe pritje të gjata për qytetarët që dalin nga Kosova në disa pika kufitare.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kolona të veturave dhe pritje për qytetarët që po dalin nga vendi janë raportuar në disa pika kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për dalje nga Kosova në pikën kufitare të Jarinjës arrijnë deri në 90 minuta.
Në pikën kufitare në Merdarë, pritjet për udhëtarët variojnë nga 30 deri në 40 minuta, ndërsa në Bërnjak pritjet janë rreth 30 minuta. Ndërkohë, te Dheu i Bardhë pritjet për dalje llogariten deri në 25 minuta, kurse pikat e tjera kufitare paraqiten me ngarkesë më të ulët dhe me pritje më të shkurtra.