Pse u arrestua Klodjan Gjikdhima?
Prokuroria e Tiranës thotë se Gjikdhima e kishte kryer dënimin, por u arrestua sërish për të njëjtin krim
TIRANË — Fiks Fare denoncoi se një qytetar, Klodjan Gjikdhima, u mbajt "peng" disa javë në burg, pas një gabimi të njerëzve të drejtësisë (prokurorit dhe OPGj-së), të cilët e arrestojë megjithëse e kishte mbaruar dënimin. Klodjani qëndroi disa ditë në dhomat e shoqërimit dhe më pas në burgun e Kosovës në Lushnjes, ku vetëm pas 1 muaji prokuroria "kujtohet" se e kishte kryer dënimin.
Sipas Telegrafit, Klodjani thotë se e kanë arrestuar dhe mbajtur peng për disa javë, megjithëse dënimin e kishte kryer. Ai pohoi se në fund të muajit shtator 2025, disa punonjës policie civil i kanë shkelmuar derën e banesës në zonën e Freskut në Tiranë, ku banon sëbashku me bashkëshorten shtatzënë, në muajin e 9-të.
Koha raporton se në ato Dhoma është mbajtur disa ditë, nuk ka dalë për masë sigurie në gjykatë dhe më pas është transferuar në Burgun e Kosovës, në Lushnje. "Nuk e di përse më arrestuan, ose më saktë më mbajtën peng. Unë jam dënuar më datë 10 korrik 2023 nga Gjykata e Shkallës së Parë Tirane dhe vendimi është lënë në fuqi më datës 29 shkurt 2024 nga Gjykata e Apelit. Jam dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.
Më pas jam liruar në datë 14 maj 2024 nga IEVP Burrel, ‘me plotësim kohe’” shton ai. Fiks Fare siguroi shkresën e lirimit, ku është e gjithë ecuria e vuajtjes së dënimit, uljet dhe përfitimet që kam pasur në burg.
Në atë shkresë shkruhet "plotësim kohe", madje e kanë liruar në orët e pasdites, orë në të cilën e kanë arrestuar. Klodjani thotë se vetëm në burg ka mësuar se është arrestuar për të njëjtin dënim, që e kishte kryer.
Prokuroria e Tiranës shkruan se, sa më sipër, i njëjti urdhër është nxjerrë sërish dhe i është drejtuar po sërish të njëjtave institucioneve (Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtoria së Përgjithshme të Burgjeve). Në përgjigje, Prokuroria e Tiranës shkruan se më datë 2 tetor Klodjani është ndaluar sërish, për të vajtur të njëjtin dënim që e përfundoi.
Çuditërisht, akuza shkruan se gjatë këtyre ditëve, nuk ka pasur asnjë kërkesë nga familjarët, Klodjani apo nga oficerët që kanë kryer arrestimin lidhur me pretendimet për ekzekutimin e dënimit. Më pas, ai është pranuar nga Burgu u Lushnjes!
Në këtë burg ai ka paraqitur pretendimet. Në datë 13 tetor 2025, Burgu i Lushnjes i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës sqarimin e ndalimit. Prokuroria ka marrë kohë dhe në datë 17 tetor 2025, kjo akuzë i shkruan burgut se; nëse rezulton se dënimi është i kryer dhe nëse jemi përballë kësaj situate, të veprohet sipas parashikimeve ligjore.
Por, kush mban përgjegjësi për këtë burg të padrejtë?! Prokuroria e Tiranës shkruan se "të gjitha veprimet që kanë ndodhur janë realizuar në përputhje me legjislacionin"
Burim: Gazeta Tema
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.