Kalo te përmbajtja kryesore
Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Hënë · 3 Gusht 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm ShqipëriDrejtësi

Sa magjistratë mungojnë në sistemin gjyqësor shqiptar?

Çfarë masa ka marrë KLGJ për të mbyllur vakancat brenda dy viteve?

Redaksia ZHURMA + Ruaj
Sa magjistratë mungojnë në sistemin gjyqësor shqiptar?
FOTO · Foto: Pixabay

TIRANË — Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi, raportoi sot në Komisionin e Ligjeve se KLGJ ka ndërmarrë masa për plotësimin e vakancave në sistemin gjyqësor brenda dy viteve të ardhshme. Rusi paraqiti raportin vjetor për gjendjen e sistemit për vitin 2025.

Rusi theksoi se problemi i dosjeve të prapambetura nuk është vetëm i gjykatave, por lidhet edhe me financat dhe burimet njerëzore. Sipas tij, kufizimet aktuale nuk krijojnë kushtet për zgjidhje afatmesme dhe kërkohet rritje buxheti.

Aktualisht, nga 417 magjistratë të parashikuar, 345 janë në detyrë. Dhe 38 magjistratë po përfundojnë studimet në Shkollën e Magjistraturës, ndërsa 42 të tjerë u emëruan në tetor. Gjithashtu, 20 magjistratë po ndjekin vitin e dytë dhe 10 të tjerë do t'i bashkohen sistemit.

Në Gjykatat e Apelit situata është më e rëndë: nga 78 magjistratë të parashikuar, vetëm 40 janë në detyrë. Për të adresuar mungesat, 26 procedura për ngritje në detyrë janë në shqyrtim. KLGJ po rishikon gjithashtu numrin total të magjistratëve.

Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

Shqipëri →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →