KEDS njofton për ndërprerje të energjisë elektrike shkaku i punimeve
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të rrymës në disa lokalitete për shkak të punimeve.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë ka njoftuar se të hënën, më 23.11.2026, do të realizohen punime për sigurinë e sistemit energjetik, çka do të sjellë ndërprerje të furnizimit me energji në disa lokalitete të vendit. Sipas njoftimit, në rajonin e Klinës, përkatësisht nga Stabilimenti 10[kV] Klina, do të ndërprehet Dalja 10 [kV] J06 Volljaku prej orës 09:00 deri në ora 16:00, duke prekur vendet si Deiq një pjesë, Volljakë dhe Zajm, për shkak të ngritjes së shtyllave dhe dislokimit të kabllove nga ajrore në kabllo tokësore.
Po ashtu, në Ferizaj, nga Nënstationi 110/35/10 [kV] Ferizaj 1, dalja 10 [kV] J02 drejtimi i fshatrave do të ndërprehet nga ora 09:00 deri në ora 13:00, duke prekur zona si Dardania, rrugët Haki Braha dhe Rexhep Bislimi me nga një konsumator, Mirosalën, lagjen Bytyqi, Dedaj dhe fshatrat Sojevë, Dardani e Zllatar, për shkak të përfundimit të punimeve sipas PEE. Ndërprerje do të ketë edhe në Gjakovë, ku nga NS 35/10[kV] Gjakova III do të ndërprehet dalja 10[kV] J04 dhe Dalja 21 nga ora 12:00 deri në ora 13:30, ndërsa nga TS 35/10 kV Gjakova I do të ndërprehet Dalja 10 kV J14 Beci nga ora 09:00 deri 12:00 për shkak të energjizimit të transformatorit të ri për klientin Prek Kolë Gjokaj. Po ashtu, në Kllokot, nga TS 35/10 kV Kllokot do të ndërprehet Dalja 10 kV Pozhorani nga ora 09:00 deri në ora 16:00.


