Tasholli: Kuvendi ta shqyrtojë zhbërjen e marrëveshjes për Specialen
Ismail Tasholli kërkon nga Kuvendi i Kosovës shqyrtimin e zhbërjes së marrëveshjes së vitit 2014 për Gjykatën Speciale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ismail Tasholli nga platforma «Liria ka Emër» ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës duhet ta shqyrtojë mundësinë e zhbërjes së marrëveshjes së vitit 2014, përmes së cilës vendi ishte zotuar për krijimin e Gjykatës Speciale. I ftuar në emisionin «DPT te Fidani», ai theksoi se frika nuk duhet të jetë pengesë për të kërkuar drejtësi dhe se baza e mirëbesimit të kësaj marrëveshjeje, e nënshkruar nga Jahjaga dhe Ashton, tashmë ka humbur.
«Ndoshta Kuvendi i Kosovës duhet ta shqyrtojë zhbërjen e marrëveshjes së vitit 2014, të nënshkruar nga Jahjaga dhe Ashton. Pse jo? Çfarë bëhet, zhbëhet», u shpreh ai, duke shtuar se marrëveshjet nuk mund të jenë të njëanshme dhe se Gjykata Speciale e ka bazën te raporti i Dick Martyt. Sipas tij, platforma «Liria ka Emër» mund të ndihmojë në organizimin e një peticioni për këtë çështje, pasi qytetarët luajnë rol të rëndësishëm në demokraci.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



