Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Në Manastir zbulohet pllaka e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në ceremoninë e shpalosjes së pllakës përkujtimore në Manastir.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut, mori pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore të Konsullatës së Nderit të Republikës së Shqipërisë në Manastir, me rastin e njëqindvjetorit të hapjes së saj dhe njëqindvjetorit të Konventës Konsullore të vitit 1926. Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali, i cili e cilësoj ngjarjen si një moment me rëndësi të veçantë për forcimin e lidhjeve, miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Në Manastir zbulohet pllaka e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë
Foto: javanews.al

Në ceremoni përshëndeti Konsulli i Nderit, Imer Selmani, i cili vlerësoi rëndësinë historike të qytetit si vatër e Rilindjes Kombëtare, e alfabetit shqip dhe e diplomacisë, duke falënderuar kryeministrin Rama për praninë e tij. Selmani u shpreh se kjo pllakë përkujtimore përfaqëson një dëshmi të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe diplomatike, ndërsa Sali theksoi se Manastiri mbetet gjithmonë një pikë e rëndësishme e historisë dhe e lidhjes sonë kombëtare.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Brezovicë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme