Erina Berisha flet për rrugëtimin e saj nga pasioni te karriera ndërkombëtare
Stilistja e flokëve rrëfen sfidat e karrierës dhe rëndësinë e bukurisë që lidhet me personalitetin.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Mes Kosovës dhe Suedisë, stilistja e flokëve Erina Berisha ka rrëfyer sfidat e karrierës, përvojat profesionale dhe sekretet e kujdesit për flokët. Ajo tregon se bukuria nuk ndjek vetëm modën, por edhe personalitetin.
Një prerje flokësh, një ngjyrë e re apo një stil i guximshëm mund të shprehin diçka shumë më të thellë, duke ndihmuar në rifitimin e vetëbesimit ose që njeriu të ndihet më mirë me veten. Për Berishën, ky profesion nuk lidhet vetëm me estetikën, por është një art që ndërthur krijimtarinë, njohuritë dhe marrëdhëniet njerëzore.
Pasioni i hershëm e ka çuar drejt formimit profesional në Suedi, Gjermani dhe Brazil, ndërsa përvoja në drejtimin e Rina’s Medical Beauty Center i ka sjellë sfida dhe përgjegjësi. Në intervistë, ajo flet gjithashtu për qasjen ndaj modës së flokëve, gabimet e përditshme që mund t'i dëmtojnë ato, ndikimin e rrjeteve sociale, trajnimet profesionale dhe përvojën me klientet.