Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Kaosi në SHBA, ndalohen fluturimet pas problemeve në qendrat e kontrollit

Autoritetet amerikane urdhërojnë ndalimin e fluturimeve në të gjitha aeroportet për shkak të një problemi në komunikim.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ndalimin e fluturimeve në të gjitha aeroportet e vendit, pasi një problem në komunikim ka prekur qendrat e kontrollit të trafikut ajror. Sipas Administratës Federale të Aviacionit, vendimi është marrë për arsye sigurie dhe për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka bërë të ditur se problemet kanë prekur komunikimin përgjatë rrugëve ajrore, ndërsa teknikët janë duke hetuar shkaqet.

Kaosi në SHBA, ndalohen fluturimet pas problemeve në qendrat e kontrollit
Foto: periskopi.com

Sekretari amerikan për Sigurinë Kombëtare, Markwayne Mullin, ka deklaruar se deri më tani nuk ka ndonjë indikacion për sulm. «Ky është një ndërprerje e telekomunikacionit», ka thënë Mullin, duke shtuar se aeroplanët janë të evidentuar. Platforma Flightradar24 ka njoftuar se rreth 3.100 aeroplanë ndodheshin në ajër në drejtim të aeroporteve amerikane, ndërsa fluturimet ndërkombëtare po trajtohen rast pas rasti.

Ndalimi i fluturimeve ka prekur aeroportet e mëdha si Atlanta, Uashingtoni, Miami, Baltimore dhe Houston, kurse vonesa janë paralajmëruar edhe në Los Angeles, Las Vegas, New York dhe Filadelfia. Në disa aeroporte, pasagjerëve u është kërkuar të qëndrojnë në aeroplanë ose nuk janë lejuar të lëvizin nga pista drejt portave të terminalit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme