Kamionçina përfshihet nga flakët në bypassin Levan-Mbrostar
Një kamionçinë digjet në aksin Levan-Mbrostar, drejtuesi shpëton pa lëndime pasi del në kohë nga mjeti.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
FIER — Një automjet tip kamionçinë është përfshirë nga flakët në bypassin e Fierit, në aksin Levan-Mbrostar. Gjatë ngjarjes në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili ka dalë menjëherë sapo ka konstatuar praninë e flakëve, duke shmangur kështu çdo rrezik për jetën.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Ndërkaq, policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjarrit.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


