Korreshi: Korrupsioni është kthyer në sistem dhe grup të strukturuar
Deputeti i Partisë Demokratike akuzon qeverinë për skemën 5D dhe punësimet e kushtëzuara nga patronazhistët.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me abuzimet dhe skemën e njohur si “5D”. I ftuar në emisionin “Zona e Lirë”, ai deklaroi se përmasat e abuzimit janë bërë të tilla që nuk mund të fshihen më, ndërsa pretendoi se punësimi në administratën publike është kthyer në një proces të kontrolluar nga patronazhistët.
Sipas deputetit demokrat, rasti “5D” dëshmon ekzistencën e një mekanizmi të organizuar dhe ryshfeti është shndërruar në një sistem të mirëstrukturuar institucional. Gjatë paraqitjes së tij, Korreshi u ndal edhe te çështja e zv.kryeministres Belinda Balluku dhe diskutimet rreth imunitetit të saj, duke theksuar se qëndrimet e mëparshme për ta mbrojtur kanë humbur bazën pas shfaqjes së akuzave të reja.
«Kur abuzimi kalon në këto nivele nuk ke se si i fsheh. Po nuk qe patronazhist nuk hyn dot as rojë. Këta krijuan 5 D. Skema që ndodhë është e frikshme shumë. Deri dje merrej ryshfeti, por këta e kaluan komplet në sistem. Për mua është grup i strukturuar kriminal», u shpreh ai mes tjerash.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



