Bes Kallaku i kërkon falje publike Fifit për një skeç humoristik
Aktori Bes Kallaku ka shprehur pendesë publike për një skeç të mëparshëm ku imitonte këngëtaren Fifi.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
I ftuar në emisionin «Live me Luizin», aktori Bes Kallaku ka folur rreth humorit dhe imitimeve të tij, duke veçuar një rast specifik që sipas tij ka kaluar kufijtë. Ai ka treguar se pas festivalit «Kënga Magjike» është realizuar një numër humoristik ku është imituar këngëtarja Fifi.
Kallaku ka pranuar se, pavarësisht se qëllimi ka qenë humori, ai ndihet keq dhe në siklet sa herë që e rishikon atë video. Gjatë këtij numri, artistët kanë përfshirë edhe një moment me artistin Mc Kresha, i cili ka nxjerrë një salçiçe nga një çantë përpara.
Duke iu drejtuar këngëtares, aktori ka shtuar: «Më fal, sepse çdo herë që e shoh atë video më vjen keq; ishte përtej sensit të masës. Ndoshta Fifi nuk është ndjerë aspak keq, por unë gjithsesi i kërkoj falje».
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



