Kronikë e zezë
MKD
Kallëzime penale për 13 shoferët e ndaluar nga policia
Policia ka njoftuar se pas dokumentimit të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale për 13 shoferët e privuar nga liria.
Redaksia ZHURMA
10:11
1 min lexim
Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse për trembëdhjetë shoferët që u privuan nga liria gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, tetë prej shoferëve të ndaluar kanë drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, ndërsa të tjerët janë kapur duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, pavarësisht masës së ndalimit, ose me shpejtësi dyfish më të madhe se e lejuara.