Përplasje në Qafë-Thanë mes Ramës dhe gazetarit nga Tetova
Tension gjatë konferencës së përbashkët të kryeministrit Edi Rama dhe homologut maqedonas Hristijan Mickoski në Qafë-Thanë.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
TETOVË — Një moment tensioni është regjistruar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij maqedonas, Hristijan Mickoski, në Qafë-Thanë. Një gazetar nga Tetova i është drejtuar kryeministrit shqiptar me akuza se nuk ka folur për çështjet që shqetësojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Duke iu përgjigjur kësaj akuze, Rama u shpreh se Maqedonia e Veriut është një shtet sovran dhe se shqiptarët atje kanë partitë e tyre politike për t'u përfaqësuar, duke shtuar se nuk duhet të kapërcehet kufiri i ndërhyrjes në punët e brendshme të një shteti tjetër. «Ju as më keni parë e as do të më shikoni të bëj fushatë për ndonjë parti politike në Maqedoninë e Veriut» , deklaroi ai.
Gjatë së njëjtës konferencë, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski u pyet nëse duhet t'u kërkojë falje shqiptarëve për incidentin në Pustec, ku ishin ngritur shqetësime për mosrespektimin e himnit shqiptar. Mickoski mohoi që himni të jetë lënë pa u ekzekutuar dhe u bëri thirrje të pranishmëve të relaksohen. «Ne jemi popull shumëetnik dhe i vlerësojmë të gjithë. Sot po festojmë 22 Nëntorin. Në lidhje me himnin, nuk e keni ndjekur aktivitetin deri në fund. Himni u zbatua. Të relaksohemi» , u shpreh ai.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar