Kadrijaj i përgjigjet ministres serbe: Kosova iu përgjigj Serbisë në 1998-99
Deputetja e zgjedhur e Aleancës thotë se politikanët serbë duhet të pranojnë realitetin
PRISHTINË — Deputetja e zgjedhur e Aleancës, Time Kadrijaj, ka komentuar deklaratat e ministres serbe Snezana Paunoviq, e cila para pak ditësh kishte thënë se po të 'ishte në vend të Millosheviqit, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën. Kadrijaj tha se politikanët serbë do të duhet të pranojnë realitetin dhe të 'mos shohin ëndrra me sy hapur'.
Kadrijaj shtoi se Kosova e ka kryer misionin me Serbinë, Kosova e ka një rrugëtim, rrugëtimin evropian. Kosova në vitin 1998-1999 i ka dhënë përgjigjje Serbisë, regjimit të Serbisë, regjimit të Millosheviqit dhe regjimit të cilën po e përkrah ajo pas 30 viteve, është mirë Serbia ta shoh orientimin e saj nga po shkon, Kosova iu ka përgjigj, Kosova ka luftu dhe e ka dëbu me luftë Serbinë, tha ajo.
Paunoviq kishte deklaruar se po të ishte në vend të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998. Pas kësaj deklarate, Kosova e ka shpallur ministren serbe non-grata, teksa kjo deklaratë ka nxitur reagim edhe në Tiranë dhe Bashkimin Evropian.
Sipas Ekonomia Online, Kadrijaj tha se po të jetë nevoja, ajo do të vishet sërish me uniformë për të mbrojtur atdheun. Nëse duhet të luftohet, kam me luftu, ne kemi me luftu ne që kemi qenë në luftë që e kemi përjetu luftën… Në asnjë formë nuk mundem me i ik një obligimi kur atdheu ka nevojë, tha Kadrijaj.
Burim: Lajmi.net, Ekonomia Online, Klan Kosova
— Redaksia ZHURMA
Të ngjashme
sipas temës · #kosove
Katër të arrestuar për korrupsion në aksionin e Policisë dhe AKI-së

Breshëri dëmton bujqësinë në Istog, ministri themelon Shtabin e Situatës

Policia e Kosovës mbyll derën: policët serbë që dhanë dorëheqje nuk kthehen

Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.