Zhurma Press E Martë · 06 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 18:41 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
18:35 Ndarja e re territoriale, Luçiano Boçi: Rama po përsërit reformën e 2014-ës, projekti i…17:45 Hamza ia kthen Kurtit me kundërofertë: Sjelli 29 deputetë në sallë, qysh t'dojnë le të…17:42 Kremlini paralajmëron përshkallëzim për bazën bërthamore në Lituani17:26 Xhuli Nura zbulon katër raunde të IVF-it për të arritur mëmësinë17:15 Cilësitë emocionale që ndikojnë në tërheqjen për një lidhje serioze17:10 BDI ngre pikëpyetje për Gjykatën Kushtetuese dhe gjuhën shqipe17:06 Artan Grubi ofron mbi 335 mijë euro garanci për pasaportën16:59 Street Fest Prishtina 2026 ofron tri ditë sporti, muzike dhe kulture16:45 OVL-UÇK dënon dhunën e Policisë dhe kërkon lirim për veteranët16:40 Haradinaj fton deputetët të votojnë në lexim të dytë Ligjin për Specialen
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Politikë KOS

Kadrijaj: Gjuajtja me veze ndaj Kurtit ishte aksion spontan dhe simbolik

Deputetja e Aleances, Time Kadrijaj, eshte deklaruar lidhur me rastin kur e ka gjuajtur me veze liderin e LV-se, Albin Kurti.

Redaksia ZHURMA 11:46 Përditësuar 06:43 1 min lexim
Kadrijaj: Gjuajtja me veze ndaj Kurtit ishte aksion spontan dhe simbolik
FOTO · epokaere.com Arkivi ZHURMA

Deputetja e Aleances, Time Kadrijaj, eshte deklaruar sërish lidhur me rastin kur e ka gjuajtur me veze liderin e LV-se, Albin Kurti. Kadrijaj ka thënë se veprimi i saj ka qenë spontan dhe simbolik, duke mohuar se ka pasur ndonjë skenar apo organizim paraprak.

“Aksioni im ka qenë krejt spontan. Nëse do të kishte ndodhur konstituimi i Kuvendit, nuk do të kishte pasur gjuajtje me vezë, nuk do të kishte pasur skenar tjetër apo organizim tjetër. Ky është manipulim i radhës së LV-së”, ka deklaruar Kadrijaj në një konferencë për medie.

Ajo ka theksuar se përmes këtij veprimi ka synuar të kërkojë respektimin e Kushtetutës së Kosovës. “Unë kam ndërmarrë një aksion simbolik që ky njeri ta respektojë Kushtetutën e Kosovës”, është shprehur Kadrijaj.

Burimet: Epoka e Re; Zhurnal.mk; Ekonomia Online; Gazeta Metro ; Zëri; Sinjali; Lajmi.net (klaster 7 outlets).

Komentet