Zhurma Press E Hënë · 28 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 07:58 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
07:50 Rastet e montuara të assesve në Maqedoninë e Veriut mbeten pa zgjidhje07:46 Alina Habba martohet me biznesmenin turk Turhan Mildon në ceremonie të paharrueshme07:42 Albin Kurti publikon video zyrtare për takimet në Asamblenë e BK07:41 Franco Foda: Austria e meritoi fitoren, Kosova e dobët në mbrojtje07:29 OVL e UÇK-së falënderon tifozët për protestën: Rivaliteti sportiv ndan, por UÇK-ja bashkon07:19 Fatmir Matoshi, nga përvoja lokale drejt projekteve për Anamoravën07:15 Policia sekuestron mbi 160 gramë kokainë në operacionin «Grupi» në Prishtinë dhe Lipjan06:58 Balkani Perëndimor mbetet larg mënyrës së menaxhimit të mbeturinave06:53 Çifti i njohur i rrjeteve sociale në bisedime për Big Brother VIP Albania 606:45 Gërvalla shpall 40 milionë euro shpenzuar për mbrojtjen e katër krerëve të UÇK-së në Hagu
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Politikë KOS

Si i përgjigjet Jasharaj Kurtit për inatin personal?

Kreu i SBASHK-ut i kundërpërgjigjet kryeministrit në detyrë, duke e akuzuar për qasje armiqësore ndaj sindikatës së arsimit.

Redaksia ZHURMA 14:46 Përditësuar 07:54 1 min lexim
Si i përgjigjet Jasharaj Kurtit për inatin personal?
FOTO · Foto: Stan Platt-Jones / Pexels Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka kritikuar mbrëmë në një intervistë kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, duke thënë se ka mbi 20 vjet në krye të sindikatës dhe se koha e ka tejkaluar udhëheqjen aktuale. Sipas Kurtit, ndër vite kanë ndryshuar sistemi arsimor, prindërit, nxënësit dhe mësimdhënësit, derisa SBASHK-u ka mbetur pa reforma në udhëheqje.

Jasharaj i është kundërpërgjigjur deklaratave të Kurtit për “Front Online”, duke i akuzuar Qeverinë për qasje të gabuar dhe armiqësore ndaj sindikatës së arsimit. “Qeveria Kurti dhe vetë Kurti kanë pas qasje të gabuar dhe armiqësore ndaj SBASHK-ut”, tha ai, duke shtuar se pretendimet se “koha e ka shkelur” nuk qëndrojnë, pasi është zgjedhur nga pjesa dërmuese e punëtorëve të arsimit.

Ai e cilësoi çështjen personale, duke thënë se Kurti ka pritur që ai të ndryshojë qëndrimet e SBASHK-ut. “I ka mbet syri te SBASHK-u se ka kujtuar që do të nënshtrohemi ndaj tij”, u shpreh Jasharaj.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Komentet