Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Italia e dëboi dy herë shqiptarin 58-vjeçar

Pse u rikthye ilegalisht një shqiptar i dëbuar me ndalim hyrjeje deri në 2028?

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TREVIZO — Policia italiane ka arrestuar për të dytën herë një shtetas shqiptar 58-vjeçar, i cili ishte dëbuar nga Italia me urdhër të Prefektit të Milanos në maj 2023. Ai u zbulua të martën në një furgon me 18 pasagjerë të tjerë shqiptarë në zonën e Trevizos, pasi kishte hyrë ilegalisht në vend.

Italia e dëboi dy herë shqiptarin 58-vjeçar
Foto: Kindel Media / Pexels

58-vjeçari kishte ndalim të plotë hyrjeje në Itali deri në vitin 2028, pas dënimesh të formës së prerë për rezistencë ndaj arrestimit, fyerje zyrtari publik, grabitje dhe shkelje pronës. Dëbimi i tij kishte ekzekutim të menjëhershëm dhe shoqërim deri në kufi.

Arrestimi i ri u bë në flagrancë. Autoritetet e policisë së Udines i kanë caktuar një ndalim të mëtejshëm hyrjeje në zonën Shengen për pesë vitet e ardhshme, duke e shoqëruar përsëri drejt kufirit.

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 23 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme