Itali: 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro për transport makinash
Një i ri shqiptar është ndaluar nga Policia italiane në autostradën A14 ndërsa transportonte dy automjete me një kamion frigoriferik.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Policia italiane ka ndaluar një 26-vjeçar shqiptar pasi u kap duke transportuar dy automjete drejt Shqipërisë, me një kamion frigoriferik të përshtatur për transportin e ushqimeve. Kontrolli u regjistrua në autostradën A14, pranë daljes së Cattolica-s, nga efektivët e Policisë Rrugore të Forlì-t.
Gjatë verifikimeve, rimorkio e kamionit të pajisur për transport izotermik të ushqimeve të ftohta kishte të ngarkuar një automjet tip SUV dhe një makinë tjetër, të destinuara për një blerës në Shqipëri. Autoritetet konstatuan se drejtuesi nuk kishte licencat dhe autorizimet e nevojshme, drejtonte mjetin pa kategorinë e duhur të lejes së drejtimit dhe nuk kishte regjistruar në tahograf certifikimin e tij profesional.
Për shkeljet e konstatuara, i riu u ndëshkua me një gjobë prej 10 mijë eurosh, ndërsa efektivët i pezullojnë gjithashtu edhe lejen e drejtimit.