ISHP: Përhapja e lisë te delet dhe dhitë nuk përbën rrezik
Instituti i Shëndetit Publik siguron se lija te delet dhe dhitë, që është përhapur së fundi në territorin e shtetit
PRISHTINË — Instituti i Shëndetit Publik siguron se lija te delet dhe dhitë, që është përhapur së fundi në territorin e shtetit, nuk paraqet rrezik për transmetim te njerëzit. Sipas këtij institucioni masat e ndërmarra nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për izolimin e rasteve janë të mjaftueshme për momentin.
Sipas informacioneve tona, sipas sektorit të epidemiologjisë, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për momentin për izolimin e rasteve të paraqitura me linë te delet dhe dhitë. Epidemiologët na informojnë se nuk ekziston rrezik për transmetim të sëmundjes te njerëzit.
Ai rrezik nuk ekziston, janë ndërmarrë masa, deklaroi Marija Andonovska, Drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik. Nga Instituti bëjnë të ditur se nuk paraqet rrezik konsumimi i produkteve ushqimore që vijnë nga këto kafshë, veçanërisht kur ato janë të përpunuara siç duhet.
Megjithatë, qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes gjatë periudhës së verës, duke i kushtuar vëmendje të veçantë blerjes, ruajtjes dhe konsumimit të ushqimeve, sidomos gjatë ditëve me temperatura të larta. Lidhur me konsumin e ushqimit, nga kafshët e sëmura, nuk ekziston rrezik për transmetim te njerëzit, veçanërisht nëse ushqimi është përpunuar.
Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA