Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 01:43 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Sport SHQ

Partizani godet në merkato me zyrtarizimin e qendërmbrojtësit Omar Pasagiç

Mbrojtësi 28-vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina do të jetë pjesë e skuadrës së kuqe për sezonin e ri

Redaksia ZHURMA 21:12 Përditësuar 22:35 1 min lexim
Partizani godet në merkato me zyrtarizimin e qendërmbrojtësit Omar Pasagiç
FOTO · Foto: FK Partizan - 1966 European Cup Final mural / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Partizani ka bërë lëvizjen e radhës në merkato, duke siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit Omar Pasagiç. Bosniaku vjen te Partizani me eksperiencë ndërkombëtare, pasi së fundmi ka qenë pjesë e FC Metaloglobus Bukuresht në kampionatin rumun.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar zyrtarisht marrëveshjen me mbrojtësin 28-vjeçar, i cili do të jetë pjesë e skuadrës së kuqe për sezonin e ri.

Mbrojtësi me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina, por i lindur në Gjermani, pritet të sjellë siguri dhe alternativa të reja në repartin defensiv të skuadrës. Qendërmbrojtësi aktivizohet kryesisht në qendër të prapavijës dhe ka si këmbë të preferuar të majtën, një profil që i shton Partizanit një opsion të rëndësishëm në ndërtimin e lojës nga prapa.

Afrimi i mbrojtësit boshnjak vjen si pjesë e përforcimeve të Partizanit, që po punon për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe për të qenë në garë për objektivat e sezonit. Omar Pasagiç ka firmosur një kontratë 1+1 me klubin e kuq dhe do t’i bashkohet menjëherë ekipit në Pogradec, aty ku Partizani po zhvillon fazën përgatitore për sezonin e ri.

Burim: Ora News

— Redaksia ZHURMA

Komentet