Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Ishin duke mbledhur boronica, qytetari pretendon se hasën në një mjet të dyshuar

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ujit të Kaçanikut, afër Majës së Lubotenit

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Një qytetar ka raportuar se gjatë mbledhjes së boronicave në Malet e Sharrit, në zonën e Ujit të Kaçanikut, afër Majës së Lubotenit, ka hasur në një mjet të dyshimtë që, sipas tij, dyshohet të jetë raketë e pashpërthyer.

Ishin duke mbledhur boronica, qytetari pretendon se hasën në një mjet të dyshuar
Foto: Šar Planina (Šara) / Wikimedia Commons

Qytetari Fitim Imishiti deklaroi për KALLXO.com se fillimisht nuk e kanë ditur se çfarë është mjeti, por pasi e pastruan nga dheu, panë se është një raketë. “Menjëherë njoftuam Policinë, por na u tha se nuk mund të vinin për shkak të terrenit të papërshtatshëm”- tha ai më 26.07.2026, duke shtuar se është hapësirë shumë e qarkullueshme dhe përmban rrezik.

Patrulla policore nuk shkoi të intervenoi në vendin e ngjarjes për shkak të terrenit të papërshtatshëm për automjete. Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka konfirmuar për KALLXO.com se ka pranuar informatën. Zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli, tha se “për shkak të terrenit të papërshtatshëm për qasje me automjete, janë njoftuar KFOR-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës për trajtimin e mëtejmë të rastit”.

Qytetari thotë ka vendosur edhe një shenjë paralajmëruese për t’i njoftuar kalimtarët, pasi zona është mjaft e frekuentuar nga mbledhësit e frutave të malit dhe blegtorët.

Burim: Kallxo, https://kallxo.com/lajm/ishin-duke-mbledhur-boronica-qytetari-pretendon-se-hasen-ne-nje-mjet-te-dyshuar-ne-malet-e-sharrit/ — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme